MENU
klinika

Spahiu kundër shtetit Bektashi në Shqipëri

“Mekën e njohin edhe Bektashinjtë, s’mund kemi Meka 2 tek Ali Demi“

25.09.2024 - 10:27

Juristi Kreshnik Spahiu theksoi në Repolitix se bektashinjtë e njohin Mekën si qendër shpirtërore dhe nuk është nevoja të krijhet një Mekë e dytë tek Ali Demi.

‘Nëse do nisemi me këtë logjikë. Edhe shpallja e Kosovës është një precedent në të drejtën ndërkombëtare. Asnjë komb në planet nuk ka dy shtete me 4 milion banorë. Ka kombe 100 milion dhe nuk kanë asnjë krahinë autonome. Dhe jo më të kenë dy shtete. Po të nisemi që shfrytëzohet nga Serbia, Kina nuk ka intereson kjo pjesë. Nuk nisemi me këtë koncept. Sigurisht është një precedent që do keqpërdoret padyshim do hapi problematike. Ajo që më shqetëson pabarazia e të drejtës së besimit fetar në Shqipëri.

Bektashinjtë e njohin Mekën. Shkojnë në Mekë, tani ne duam një Mekë të dytë në Ali Dem që të vijnë bektashinjtë e botës në Ali Dem. Është një lloj sarkazme. Kam ndjesinë time që pabarazia mund të prishi balancat në Shqipëri. Jemi popull i vogël me disa besim fetare. Duhet të kemi shtet një garanton ekuivalencën fetare të besimit. Mund të rrisi konkurrencën mes besimtarëve.’

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN