MENU
klinika

Vijon ende puna për ndërtimin e qendrës së pritjes së refugjatëve

Kur do të hapen kampet në Gjadër

25.09.2024 - 18:38

Punimet në Gjadër të Lezhës për ndërtimin e kampit të refugjatëve po vijon me ritme të shpejta.

Burime bëjnë me dije se emigrantët e parë pritet të vijnë në vendin tonë brenda muajt tetor-nëntor, e po ashtu burime brenda kampit bëjnë me dije se pjesa e akomodimit brenda kampit është gati.

Në pjesën e pasme të kampit, siç duket edhe nga pamjet po vijon puna për përfundimin e murit rrethues e po ashtu pjesa më e madhe e kapanoneve janë gati. Po punohet për energjinë elektrike, ujin dhe shërbimet sanitare. Që prej datës 23 gusht rrethimi brenda kampit është marrë në ruajtje nga policia dhe karabinierët italianë.

Qendra pritëse në Shëngjin është gati që prej datës 5 qershor. Kjo qendër do të shërbejë për plotësimin e procedurave pas ardhjes së tyre nga porti i Shëngjinit e më pas do të transferohen drejt Gjadrit pas 48 orësh.