MENU
klinika

“Grupet kriminale po sjellin vajza nga e gjithë bota“

Eksperti ngre alarmin: Mbi 1500 prostituta në Tiranë

26.09.2024 - 10:29

Ndërsa në vitet ’90 Shqipëria ishte eksportuese e femrave për prostituim drejt vendeve të BE-së, sot ky aktivitet kriminal po zhvillohet në vendin tonë dhe shifrat janë vërtet alarmante. Janë mbi 1500 vajza që kryejnë këtë shërbim vetëm në kryeqytet. Të dhënat u bënë publike në Dita Jonë nga eksperti Faik Basha. Sipas tij një nga shkaqet kryesore për rritjen e këtij aktiviteti kriminal është rritja e turizmit, ku të njëjtat grupe kriminale organizojnë këtë aktivitet.

“Një aktivitet në rritje i eskortave në Europë ka lulëzuar prej kohësh, por me rritjen e turistëve grupet kriminale shfrytëzojnë mundësitë dhe krijojnë rrjete prostitucioni. Janë të njëjta linja me njerëz që organizojnë aktiviteteve kriminale si trafiku i drogave, armëve dhe prostitucionit që sjell fitime marramendëse. Është ndër aktivitete më fitimprurëse në botë. Në vitet ‘90 e kanë nisur me eksportin e femrave dhe e kanë ruajtur këtë aktivitet duke e zhvilluar në Shqipëri. Ka patur raste ku struktura ligjzbatuese kanë kryer hetime dhe duke arrestuar disa, por po të shikosh numrin e vajzave që kryejnë këtë aktivitet apo e grupeve të cilët i menaxhojnë. Me kërkim të thjeshtë shikon në faqe të ndryshme në internet vetëm në Tiranë këto kohë 600-700 vajza në verë në vendet bregdetare dhe po kaq në Tiranë dhe qytete kryesore. Tashmë në Tiranë mund të gjesh 1500 vajza që kryejnë këtë shërbim. Turizmi është shkaku kryesor i rritjes së këtij aktiviteti kriminal, shërbimet eskortë janë shtuar shumë”.

Eksperti tha në A2 se ka faqe që promovojnë këtë shërbimi dhe vetëm për t’u regjistruar në to kërkohen 30 euro.

“Faqet që promovojnë femrat eskortë kanë përshkrim në detaje të aktiviteteve dhe të vajzës dhe mund të lësh përshtypje dhe të votosh. Kanë kërkuar inxhinierë dhe staf të trajnuar. Është një grup që menaxhon këtë aktivitet. Vetëm regjistrimi në këtë faqe pa asnjë shërbim kërkon 30 euro. Kemi të bëjmë me numër bankar e faqe të strukturuar”.

Ai thotë se kanë ngritur shqetësimin për mbështetje ndaj policisë, pasi krimi është sofistikuar.

“Ne kemi ngritur shqetësimin e strukturave të sigurisë që kanë çeduar kohët e fundit, krimi është sofistikuar ka ngritur struktura bashkëkohore me teknologji të fundit. Duhet të rriten kapacitete e policisë se IT kërkon ekspertë që është e vështirë t’i gjesh e afrosh në këto struktura. Shqetësimi që kam ngritur është mbështetje e strukturave që të ofrohen burime njerëzore të vlefshme e të specializuar”, tha Basha në A2.

Sipas tij, Shqipëria ka arritur nivele më ta larta se vendet e rajonit dhe krahasohet me Belgjikën dhe vendet e zhvilluara të Europës. I pyetur nëse mund të legalizohet prostitucioni ai përgjigjet: “Duhet parë legjislacioni dhe duhet menduar mirë me efektet pozitive e negative. Duhet parë si është zhvilluar në vendet që është legalizuar. Nëse do ta lëmë të zhvillohet në këtë lloj femrash arsyet pse duhet ta diskutojmë legalizimin janë të forta për të shmangur këtë treg ku paratë shkojnë në duart e krimit dhe shëndeti i këtyre femrave është i rrezikuar shumë dhe një rrezik për sigurinë”.

Kujtojmë se dy ditë më parë policia e kryeqytetit vuri në pranga dy tutorë një ukrainase dhe ruse të cilat reklamonin shtetase të huaja në “Escort Tirana” dhe i shfrytëzonin për prostitucion, ndërsa ka nisur procedimin penal për 11 prostituta.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin