MENU
klinika

Cilat ishin porositë e tij

Josep Borrell takon liderët e rajonit, zbardhen diskutimet

26.09.2024 - 21:28

Shefi i diplomacisë Josef Borrell ka zhvilluar një takim informal me liderët e Ballaknit. Në faqen zyrtare të Komisionit Europian thuhet se mbledhja vjetore pasqyron përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj partneritetit me Ballkanin Perëndimor, shtetet anëtare të ardhshme të unionit. Gjithashtu takimi shërben si një rast për shkëmbimin e pikëpamjeve për çështjet me interes të përbashkët, përtej zgjerimit, për çështjet e sigurisë dhe stabilitetit global.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian theksoi se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e së ardhmes së Evropës, ndaj anëtarësimi është i arritshëm, me kusht që reformat kyçe të ndiqen me fokus të ri. Më tej Borell nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë të arritura përmes dialogut dhe kompromisit, si hapa thelbësorë drejt integrimit në BE.

“Udhëheqësit duhet të marrin vendime të guximshme dhe strategjike për të çuar përpara aspiratat e tyre evropiane.” tha Borell.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin