Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme e OKB, ka folur për Kosovën.
“Është bindja e palëkundur e Shqipërisë që ta shohim të shkuarën me sytë e së ardhmes, jo të shohim të ardhmen me sytë e së shkuarës. Agresioni rus kundër Ukrainës, duhet të na shërbejë si zile alarmi. Ballkani Perëndimor është në një pozicion shumë të më mirë se ndonjëherë, por na duhet të punojmë midis vetes dhe aleatët që kthimi në të shkuarën jo vetëm të jetë i pamundur, por i paimagjinueshëm.
Në këtë kontekst Kosova është një realitet i pakthyeshëm si shtet mes 6 vendeve të BP, me një perspektivë të qartë europiane e një aleancë të padiskutueshme ndaj komunitetit të madh demokratik të vendeve.
Çdo paralele e tërhequr artificialisht mes Kosovës dhe zonave të pushtuara të Ukrainës kanë për qëllim të shpërqendrojnë këdo që është e mundur në këtë ndërtesë dhe opinionin publik, por kurrë nuk mund të zbehin të vërtetën që Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtare, një anëtare aspirantë e komunitetit euroatlantik, dhe nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime të rreme duke nisur me 5 shtete vende anëtare që nuk e njohin”, tha Rama.