Edhe pse ka tre ditë që ka përfunduar gara për përzgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ende nuk është bërë zyrtar emri i drejtorit të ri. Ministri Hoxha deklaroi se emri do të bëhej publik brenda kësaj jave dhe të premten do t’i propozohej zyrtarisht emri, kryeministrit.
Por për shkak të axhendës së kryeministrit jashtë vendit, ende emri nuk është dërguar zyrtarisht. Zyrtarisht Ministria e Brendshme thotë se pritet që të hënën të bëhet zyrtar emri dhe t’i dërgohet nga ministri i Brendshëm, në tryezën, kryeministrit Edi Rama.
Kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit janë Ilir Proda, Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Altin Mena.