MENU
klinika

Shkruarja e grafiteve

Serbia i dënon me burg tre shqiptarë

08.01.2019 - 15:40

Gjykata e Kundërvajtjes në Beograd dënoi me nga 55 ditë burg tre të rinj shqiptarë, pasi në natën ndërmjet 6 dhe 7 janarit, në vendbanimin e Beogradit Mirijevo, shkruan simbole të UÇK-së në veturat e mbuluara me borë.

Bëhet fjalë për Iba Bajramaj (20-vjeç), Shpreson Bajramaj (22-vjeç) nga Beogradi dhe Daniel Kryeziu (25-vjeç) nga Prizreni.

Sipas mediave serbe, ata lanë mbishkrimin “UÇK” në dhjetëra makina të mbuluara me borë të cilat ishin të parkuara në rrugën Koste Nadja, dhe se pas këtij veprimi qytetarët ishin frikësuar dhe kishin telefonuar menjëherë policinë. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë