MENU
klinika

Më shtrenjtë se Singapori

Shqipëria renditet e teta në botë për çmimin më të lartë të naftës

29.09.2024 - 14:22

Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Europë dhe i teti në botë për çmimin më të lartë të naftës. Të dhënat nga platforma “Global Petrol Prices” një litër naftë në vend kushton 1.98 dollarë, çmim ky më i shtrenjtë edhe se krahasuar me Singaporin që i ka të ardhurat për frymë në mbi 85 mijë dollarë. Hong Kongu është shteti ku nafta kushton më shumë, 3.14 dollarë për litër, pasuar nga Monako dhe Afrika Qendrore.

“Prandaj është nevoja që institucionet të ndërhyjnë me qëllim goditjen e oligopoleve që qytetarët të kenë çmime më normale”, shprehet për A2 Mikela Qafa, eksperte për ekonominë.

Çdo litër naftë që shitet në pikat e karburanteve është i përbërë nga çmimi me të cilin lënda djegëse blihet në bursa dhe taksat e tarifat që aplikohen nga qeveria. Të dhënat nga bursa Platts tregojnë se çmimi naftës ka rënë në 667 dollarë për ton nga 713 dollarë në fillim të muajit.

Duke qenë se lënda blihet në dollarë, ndryshimi i kursit të këmbimit është faktor i rëndësishëm për përcaktimin e çmimit. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, këtë muaj dollari është zhvlerësuar me disa pikë pse nuk ulet çmimi i naftës në vend?

“Duke qenë se kërkesa për produktet vijon të rritet, kjo rrjedhimisht sjell çmime të larta nga pikat e karburanteve”, thekson Stafa.

Në Shqipëri, përveç luhatjeve të çmimit të hidrokarbureve në bursë, taksat dhe tarifat të përfshira në çdo litër naftë dhe benzinë që tregtohet, vlerësohet si ndikojnë në ndjeshmërinë e lartë të rritjes së çmimit të këtyre produkteve. Aktualisht, më shumë se 62 për qind e vlerës së një litri nafte dhe benzine përbëhet nga taksat vendore dhe qendror.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi”

Analiza: Kostot e shkatërrimit të prodhimit vendas