MENU
klinika

Nga Kreshnik Spahiu

Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

29.09.2024 - 20:20

Kush e bëri: veza pulën apo pula vezën?

Kush e ka fajin politika apo populli që i voton?

Pyetja provokon shumë përgjigje dhe sigurisht, populli e heq nga vetja përgjegjësinë dhe thotë:

“E keqja e madhe është politika”, por e vërteta është pjesërisht ndryshe.

Ky popull i adhuron këta kryetarë partish.

Shqipëria është unike në krijimin e partive dhe mediave:

– Shqipëria ka 136 parti politike

– Shqipëria ka 6790 shoqata

– Shqipëria ka 1200 portale online

Shqipëria dikur kishte 4 politikanë në media.

Pas hapjes së Facebook ka 4 milion politikanë.

Shqiptarët e kanë pasion politikën.

Shkruan dhe kritikon çdokush: Kamarieri, banakieri, hidrauliku, mekaniku, inxhinieri, kuzhinieri, berberi….. etj etj

Askush nuk shkruan për profesionin e tij, por për politikë dhe muhebete partish.

Thjesht në genetikën tonë ne si komb ushqehemi me politikë.

Gjithsesi tani kemi një fenomen të ri:

Çdo fundjavë krijohet, një parti në Shqipëri.

Unë s’jam kundër partive të reja, përkundrazi jam qartazi kundër partive të vjetra por po analizoj arsyet pse 10 shqiptar krijojnë 12 parti sepse ka dhe nga ata që kanë në drejtim më shumë se një parti.

Arsyet pse në Shqipëri, çdo javë krijohet njé parti e re janë këto:

– Partitë e vjetra bunkerizohen çdo ditë e më shumë dhe s’kanë hapësira për figura të reja

– Partitë e vjetra janë kthyer në biznese familjare dhe nëse nuk i pëlqen psh: Gjithë antarëve të familjes Berisha, apo familjes Meta mbetesh jashtë liste.

– Partitë e vjetra kanë kauza të konsumuara dhe nuk pranojnë ide të reja ose ti vjedhin ato duke i shitur si të tyret. Mjaftojmë kujtojmë si kanë kopjuar kauzën kuqezi, logon kuqezi, simbolin me shqipojne, dekorin kuqezi, sloganet kuqezi …etj etj

– Partitë e vjetra kanë kupola të blinduara dhe prurjet e reja nuk e ndjejnë veten pjesë e vendimarrjes por ndjehen të përdorur.

– Partitë e vjetra janë të kriminalizuara dhe kanë shitur interesat kombëtare si dhe urrehen nga gjysma e popullsisë.

Ndërkohë ka disa faktor të tjerë objektiv dhe subjektiv që nuk lidhem me partitë e vjetra por mentalitetin shoqëror.

– Çdo shqiptar e ndjen veten kryetar. Mjafton të shikosh Partinë Demokratike. Brenda fraksionit anti-berishë kanë dalë 10 mini-kryetarë brenda 10 muajve.

– Shqiptarët janë popull i indoktrinuar dhe ushqehen 24 orë me politik. Qënja kryetar partie, disave u duket status.

– Ka kryetar që s’kanë parti sepse kanë shitur logot tek partitë e mëdha duke u futur në lista. PSH: 12 parti kane 30 vjet në parlament por ato nuk egzistojnë si parti por vetëm si kryetar. Askush nuk di ku janë zyrat e tyre.

– Në Shqipëri çdo gjë buron nga politika. Çdo person e lidh fatin e tij në jetë apo profesion duke menduar se duhet ta ketë mirë me politikën.

– 10 shokë krijojnë 10 parti dhe nuk bëhen bashkë sepse nuk bien dakort kush është lideri.

– Kryetarët e partive të reja asnjeri ska numër 2-sh në struktura, pra ata skanë as zv/kryetar. 10 parti me 10 kryetar pa zv/kryetar.

Kush ka interes për 100 parti të reja:

Rama, Berisha apo Amerika?

– Padyshim që Rama dhe pozita dëshiron të ketë 100 opozita dhe të jenë të coptuar. Kjo është strategji që ka ndjekur dje Berisha në pushtet dhe sot Rama.

– Berisha s’ka interes por pengon çdo alternativ të re. Berisha është shkaku kryesor pse partitë e reja krijohen sepse alternativat opozitare nuk përfaqsohen dot më me Sali Berishën

– Amerika padyshim ka interes për parti të reja duke aplikuar planin B sepse plani A me Lulzim Bashën i dështoi dhe i duhet një opozitë e re pasi Berishën e kanë eleminuar.

Shqipëria pas zgjedhjeve 2025 do vazhdoj të krijoj 200 parti të reja deri ditën që opozitës vjetër e cila është dekompozuar ti vihet kapaku në varreza si një relike e historisë.

Pasi Partia Demokratike të shpërbëhet në 100 copa duke u shkatrruar diga që pengon rrjedhën politike, atëhere mund të lind shpresa që kioskat e partive të reja të ulin qepenat dhe të bashkohen në shtratin e ri të lumit opozitar për një opozitë ndryshe dhe Shqipëri tjetër…….

Gjithsesi e keqja e Shqipërisë nuk janë partitë e reja. Ato janë e keqja më e vogël sepse e keqja e madhe janë lëprisit dhe servilët e kryetarve të vjetër që kanë 30 vjet vegjetojnë nën hijen e nënës parti.

Kryetarët e partive të reja, janë armiq të vetes apo njëri-tjetrit, ndërsa Kryetarët partive të vjetra janë armiq të Shqipërisë.