MENU
klinika

Me sa këmbehet monedha europiane

Euro nuk del nga ‘humnera’/ Rënie historike në shtator

30.09.2024 - 17:20

Leku vijon të qëndrojë i fortë përballë euros. Monedha europiane e ka nisur këtë javë me dobësim duke shënuar një nivel të ri kundrejt monedhës kombetare lekut.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet aktualisht me 98,7 lekë një rekord i ri i cili nuk është regjitruar me heret. Nëse e krahasojmë nivelin e monedhës europiane me të njëjtën periudhë të një viti më parë atëherë rezulton se rënia është më shumë se 7%.

Agjentët e tregut valutor theksojnë se euro do qëndroj në këto nivele deri në mes të tetorit. Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë për blerjen e eurove dhe e monitoron tregun por kjo nuk e ka ndikuar luhatjen e kursit të këmbimit.

Monedha europiane është dobësuar edhe pse sezoni turistik veror ka mbaruar.Ky është një tregues se turizmi në vend po bëhet gjithvjetor Po ashtu në forcimin e lekut ka dhënë efekte edhe rritja e investimeve të huaja,remitancat dhe blerja e pasurive të paluajtshme. Edhe monedha amerikane ka vijuar që të pësoj një dobësim të ndjeshëm dhe aktualisht qëndron në kufijtë e 88 lekëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prek nivelin më të ulët në tre muaj

Çfarë po ndodh? Euro sërish në pikiatë


Sa të përditësuar janë të rinjtë shqiptarë mbi tregun

Dhjetë profesionet më të paguara për vitin 2024

Brenda 2026 tavan për pagesat në dorë

Rekord, “paratë e pista” rrisin cash-in

E para në Ballkan dhe e pesta në Europë

Shqipëria ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës

Sa ton u nxorën nga nëntoka shqiptare gjatë 2023

Naftë kemi, por nuk e përpunojmë dot!