MENU
klinika

Kryetarja e Kuvendit njoftoi vakancën

Opozita i vuri zjarrin karrigeve, VOA: Shenjë protestë për burgosjen e Ervin Salianjit!

30.09.2024 - 19:20

Në Tiranë, Deputetët e Partisë Demokratike nxorrën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji, dhe, siç u shprehën ata, ndaj shumë akteve të tjera arbitrare të shumicës ndaj opozitës dhe lirive demokratike në vend.

Në fillim të seancës, ata bllokuan foltoren e Kuvendit dhe hodhën sende të forta ndaj kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, teksa ajo njoftoi vakancën e krijuar me ndërprerjen e mandatit të deputetit Salianji, nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së, pas dënimit të tij me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit me vendim të formës së prerë.

Apeli la në fuqi, 4 ditë më parë, vendimin e gjykatës së shkallës së parë për dënimin e zotit Salianji për kallëzim të rremë për rastin e audio-përgjimit, ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Hetimet e prokurorisë kishin zbuluar se biseda ishte inskenuar, dhe se rolin e vëllait të zotit Xhafaj, e kishte marrë përsipër një tjetër person.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, tha se për vakancën e krijuar mbi mandatin e zotit Salianji, do të njoftohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa salla plenare nuk ka asnjë lidhje me vendimet e gjykatave.

Shumica socialiste i është përmbajtur qëndrimit se nuk komenton vendimet e gjykatave. Përfaqësues të saj i kanë hedhur poshtë akuzat për kapjen e drejtësisë, duke theksuar se çdo i pandehur mban vetë përgjegjësi para akuzave të ngritura nga drejtësia.

Opozita ka thirrur pas një jave përkrahësit e saj në një tubim para kryeministrisë, për të vazhduar protestën e saj./VOA

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgjigjet Gazment Bardhi: Do na kenë përballë çdo moment

Deputetët e PD i vendosin zjarrin karrigeve, a do t’i djegin mandatet?


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin