MENU
klinika

"Djegia e karrigeve nuk është produktive"

Tensionet/ Analisti Hila kritika Bardhit: Gaboi rëndë duke goditur Spiropalin

30.09.2024 - 22:30

Analisti Dritan Hila, i ftuar në një program televiziv ka komentuar situatën kaotike të krijuar ditën e sotme në Parlament.
“Nuk mendoj se fiton pikë me këtë, por humbet shumë,” tha Hila, duke komentuar veprimin e Gazment Bardhit, i cili goditi drejt kryeparlamentares Elisa Spiropali me një pjesë karrigeje.

Ai e quajti këtë veprim “shumë të rëndë” dhe nënvizoi se sjellja e tillë dënon autorin më shumë se sa e ndihmon politikisht.
Hila gjithashtu iu referua incidenteve të tjera të fundit, duke përmendur djegien e karrigeve nga ana e Partisë Demokratike. “PS ka bërë më keq duke shkatërruar sallën tërësisht, por kjo nuk pati produkt politik,” shpjegoi ai.
Sipas tij, qytetarët shqiptarë nuk kanë më durim për “trazira”, por kërkojnë ide dhe programe konkrete.