MENU
klinika

Dokumentet zyrtare për vdekjen e Alexei Navalny

Nga çfarë vdiq lideri i opozitës ruse

01.10.2024 - 11:43

Janë publikuar rezultatet e një hetimi të ri të medias së pavarur ruse, “The Insider”, ku thuhet se vdekja e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në shkurt ishte pasojë e helmimit, transmeton “Novaya Gazeta”. “The Insider” shkruan se ata shqyrtuan “qindra dokumente zyrtare” në lidhje me rastin e tij, duke përfshirë dy rrëfime kontradiktore se si ai vdiq. Në një version, sqarojnë ata, shkruhej se ai u rrëzua përtokë pasi doli për shëtitje nga qelia e burgut, duke u ankuar për dhimbje stomaku. Ai u përshkrua se kishte filluar të vjella dhe kishte konvulsione përpara se të humbiste vetëdijen.

Detajet e lartpërmendura u hoqën nga versioni i dytë i ngjarjeve, i cili iu dorëzua të vesë së tij Yulia Navalny në gusht, me shënimin se Navalny përjetoi një “përkeqësim të papritur të shëndetit” dhe se shkaku i vdekjes së tij ishte “aritmia” e shkaktuar nga një “kombinimi i sëmundjeve”. Alexander Polupan, një mjek që trajtoi Navalny në një spital në qytetin siberian Omsk pasi u helmua në vitin 2020, tha se aritmia nuk do të kishte shkaktuar dhimbje barku, të vjella dhe konvulsione që kishte Navalny. Ai gjithashtu vuri në dukje se simptomat e përshkruara në dokumentet e marra nga “The Insider” “vështirë se mund të shpjegohen me ndonjë gjë tjetër përveç helmimit”.

Media e pavarur citoi gjithashtu një dokument tjetër, një listë të provave të mbledhura nga hetuesit, ku përmenden “mostrat e të vjellave” të dërguara për analizë, megjithëse të vjellat nuk përmenden në dokumentacionin përfundimtar të vdekjes së tij. Autoritetet me dashje hoqën çdo përmendje të simptomave që nuk i përshtaten tregimit zyrtar se si vdiq lideri i opozitës ruse Alexei Navalny, përfundoi “The Insider”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Brishtësia e regjimit rus po bëhet e dukshme

Navalny është kërcënim i vërtetë për Putinin