MENU
klinika

Data

Erdogan, vizitë surprizë në Tiranë dhe Beograd

02.10.2024 - 16:40

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë në datat 10-11 tetor.

Më datë 10, presidenti Erdogan do të jetë në Tiranë, bëjnë të ditur burime për Report TV, ndërsa më datë 11 tetor ka planifikuar vizitën e tij në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Vizitë e Erdogan në Shqipëri ishte planifikuar qysh më herët, ndërsa autoritetet kanë filluar të marrin masat për ruajtjen e sigurisë. Nuk ka ende detaje të axhendës së tij për vizitën zyrtare në Tiranë.