MENU
klinika

A do ndryshojë norma bazë e interesit

Sejko: Rregullore e re për institucionet financiare jo-banka

02.10.2024 - 19:00

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti serish të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, në nivelin e 3 %. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se ky vendim u mor duke patur parasysh qëndrimin aktual të politikës monetare që është i përshtatshëm për nxitjen e rritjes ekonomike dhe mbajtjen e inflacionit në kontroll në terma të qëndrueshëm.

Guvernatori theksoi se ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në një trend pozitiv zhvillimi. Ndërkohë, Sejko bëri me dije se në janar hyn në fuqi edhe rregullorja e re për institucionet financiare jo-banka.

“Kufizojmë moshën e kredimarrëve, sa i takon numrin e kredive, nuk mund të merren 2 kredi konsumatorë njëherësh, do bëhet analizë financiare e kredimarrësve. Në funksion nga ruajtja e kredi marrësve nga ngarkesave me borxh. Por mbrojmë edhe vetë institucionet ndaj kredive me probleme. Këto institucione nëse do të përballeshin me një kredi marrës problematik, do të kishin normë të lartë kredie me probleme dhe do të përballeshin me humbje”, tha Sejko.

Sipas analizës së Guvernatorit, kredia për sektorin privat ka shënuar një përshpejtim të mëtejshëm gjatë muajve korrik – gusht. Ritmi i rritjes kulmoi në nivelin 16.8% në muajin gusht, duke qëndruar në nivelet më të larta të më shumë se një dekade. Kjo kredi ka vijuar të mbulojë nevojat e biznesit dhe të familjeve shqiptare për zgjerimin e konsumit dhe të investimeve të tyre, duke dhënë një kontribut në rritje në zgjerimin e aktivitetit ekonomik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista/ Situata ekonomike dhe zgjidhjet

Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive

'Varka’ e eksportuesve po fut ujë nga të gjitha anët

Flukset valutore po ‘gjunjëzojnë’ eksportet

Leku i fortë dhe rritja e normave të interesit

BSH me kapital negativ për herë të parë në 20 vjet