MENU
klinika

Absurde apo e vërtetë?

Rrjeti ka ngritur një teori konspiracioni se Beyonce ka rrëmbyer Sian

03.10.2024 - 14:00

Në rrjetet sociale po qarkullon prej ditësh një teori konspiracioni se Beyonce ka rrëmbyer këngëtaren e famshme, Sia. Shumë persona pretendojnë se kjo e fundit po mbahet peng në një strehë të fshehur, ndërsa po i bëhet presion që të shkruajë këngë.

Për më tepër hashtagu #SaveSia, është trend në X (i njohur më parë si Twitter) dhe shumë përdorues po deshifrojnë tweet-et e Sia-s për të kërkuar lutjet e fshehura për ndihmë.

Absurde apo e vërtetë? Rrjeti ka ngritur një teori konspiracioni

Megjithatë është ende e paqartë se si gjërat kanë filluar. Sipas një artikulli të “Buzzfeed” të korrikut 2016, mund të ketë filluar me intervistën e Sia-s në 2015, me Rolling Stones.


Asokohe Sia iu referua bashkëpunimit të saj me Beyonce si një “kamp shkrimi”. Duke marrë shkas dhe nga skandali i fundit i Diddy-t ku thuhet se bashkëpunëtor me të janë edhe Beyonce me Jay Z, fansat kanë ngritur dyshimet e tyre nëpër rrjet duke marrë gjithashtu shkas nga postimet e bëra prej Sias nëpër rrjete sociale:

“Ndoshta duhet të kishim dëgjuar më nga afër”, tha një përdorues .

“Frika në zërin e saj…”, tha një përdorues tjetër.

“Ajo thjesht po përpiqej të mbijetonte”, shkroi një tjetër .

“Është në rregull mama … ajo do të jetë prapa hekurave së shpejti”, tha në mënyrë pozitive një tjetër .

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Akuzat, personazhet e përfshirë dhe spekulimet

Ç’po ndodh me skandalin “Diddy”