MENU
klinika

Detajet e para

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë pranë Bashkisë së Krujës

03.10.2024 - 11:21

Orët e para të mëgjesit të sotëm, në lagjen Nr. 1, Krujë, në një pallat mbrapa bashkisë, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit Bektash Kani, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Bektash Kani, me profesion roje, deklaron se nuk ka probleme me njeri e po ashtu dy djemtë e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.