03.10.2024 - 11:23
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier, që siç shprehet ai hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues.
Kreu i qeverisë thekson se ky është një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Fierit.
“MIRËMËNGJES dhe me shkollën e re 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Fier, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Fierit, që sapo ka hapur dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.