MENU
klinika

Aksion në disa akse në Shkodër

Policia Rrugore gjobit mbi 2600 drejtues automjetesh

03.10.2024 - 12:01

Policia Rrugore në Shkodër ka gjobitur mbi 2600 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjithashtu Bëhet me dije se janë ndëshkuar administrativisht 2674 drejtues mjetesh. Kontrollet janë përqendruar në evidentimin e automjeteve me xhama të errësuar dhe ndëshkimin e drejtuesve që i vënë këto xhama, në kundërshtim me rregullat.

Njoftimi i Policisë:

ProfitSence Logo

Policia Rrugore e DVP Shkodër, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor,të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin dhe të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Masat administrative sipas shkeljeve

•Janë ndëshkuar 95 drejtues mjetesh, për përdorim të xhamave të erresuar;

•Janë ndëshkuar 26 drejtues mjetesh, nën ndikimin e pijeve alkolike;

•Janë ndëshkuar 673 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

•Janë ndëshkuar 32 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

•Janë ndëshkuar 36 drejtues mjetesh, për mungesë të polices së sigurimit;

•Janë ndëshkuar 133 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

•Janë ndëshkuar 150 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

•Janë ndëshkuar 999 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme;

•Janë ndëshkuar 530 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.