Institute for Advance Studies and Cooperation (IASC), një fondacion me seli në Republikën e Shqipërisë, në bashkëpunim me London Intercultural Centre (LIC) nga Mbretëria e Bashkuar; dhe me Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftojnë mbajtjen e Samitit “World Changers Balkan” më datat 12-13 Tetor 2024, në Filarmoninë e Shkupit, Maqedoni e Veriut.
Me pjesëmarrje të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Znj. Gordana Siljanovska-Davkova; Zëvëndeskryeminsitrit, z. Izet Mexhiti; Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, z. Zoran Ljutkov; Ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Taravari, si dhe përfaqësues të tjerë politik nga Ballkani, dhe përtej tij.
Ky event prestigjioz ka për qëllim të mbledhë së bashku liderë të shquar, shkencëtarë, akademikë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, për të diskutuar mbi inovacionin dhe zhvillimin. Samiti do të ofrojë një program të pasur me prezantime, panele diskutimesh dhe debate që trajtojnë çështje kyçe si inteligjenca artificiale, mjekësia rigjeneruese, bujqësia e qëndrueshme dhe teknologjia etike. Synimi i këtij samiti është të ofrojë zgjidhje praktike dhe të promovojë një të ardhme ku inovacioni sjell ndryshime pozitive për të gjithë.
Gjatë këtij eventi, do të ketë gjithashtu një Ceremoni Premierë, ku do të prezantohet për herë të parë një avatar holografikë në 3D i shenjtores Nënë Tereza. Ky avatar do të ofrojë një përvojë unike teknologjike dhe emocionale, duke sjellë në jetë trashëgiminë e Nënë Terezës në një formë moderne dhe novatore. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndërveprojnë me avatarin, duke krijuar një lidhje të thellë dhe të ndjeshme me mesazhin e saj të dashurisë dhe paqes për njerëzimin.
Në përmbyllje të Samitit “World Changer Balkan” do të organizohet një Natë Gala, e cila përfshin një koncert madhështor nën tingujt e artistit të njohur Olen Cesari, duke ofruar kështu një përvojë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.
Samiti do të përfshijë një varg panelesh dhe diskutimesh, duke përfshirë:
• Paneli mbi Bujqësinë e Qëndrueshme, me ekspertë si Prof. Adolfo Panfili dhe Ferhat Colak, që do të diskutojnë konceptin futurist të “Mbjelljes së Patateve në Mars”.
• Diskutimi mbi E-Qeverisjen dhe Demokracinë, me pikëpamje nga liderë si Moreno Zucchetti dhe Henri Klemer (CEO i Hepta Airborne Group, Estoni).
• Inovacioni Etik dhe Gjithëpërfshirës, me ekspertë të tillë si Dr. Eng. Abdullah Bin Ali Al-Saihati, dhe Dr. Hala El Miniawi.
• Prezantimi i “Robotit të Ndihmës së Parë të Kryqit të Kuq”, udhëhequr nga Riccardo Zappulla dhe Dr. Sait Saiti.
• Modele dhe Trende të Reja të AI, me folës si Leonardo Terzulli dhe Joseph DaSalvo.
Sesione Interaktive
Pjesëmarrësit do të kenë gjithashtu mundësinë të marrin pjesë në sesione interaktive si:
• Biohacking Evolutiv, që eksploron protokollet kundër plakjes dhe strategjitë e avancuara të optimizimit të shëndetit, Gabriele Peo-Pei Andreoli.
• Realitet Mix, Virtual dhe i Zgjeruar në trajnimin ushtarak, udhëhequr nga Riccardo Zappulla.
• AI dhe Avatarët Holografikë 3D, një sesion revolucionar që tregon se si avatarët holografikë të drejtuar nga AI mund të transformojnë industritë.
Më 12 Tetor, do të organizohen pesë workshope pranë Universitetit Nënë Tereza në Shkup, duke ofruar mundësi për të thelluar njohuritë dhe për të zhvilluar diskutime praktike mbi temat kryesore të samitit:
• Evolutionary Biohacking – Mjekësia Ortomolekulare – HIT
• MR, VR dhe AR – E Ardhmja e Sigurisë dhe Trajnimit Ushtarak
• Unleashing Unlimited Possibilities: Ndërthurja e AI me Avatarët Holografikë 3D
• Teaching the Leader: Fuqizimi I individëve për të shfrytëzuar potencialin e tyre drejtues, qoftë në vendin e punës, komunitetin apo jetën personale.
• Intercultural Tolerance: Rëndësia e tolerancës ndërkulturore në nxitjen e bashkëjetesës paqësore dhe ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse.
Për më shumë mbi eventin, vizitoni: https://wcsiasc.org/events/world-changers-summit-balkan-skopje-summit/
Linku Regjistrimit për pjesëmarrje: https://wcsiasc.org/world-changer-balkan-summit-registration-form/