04.10.2024 - 10:20
Enea Themollari luftoi për gati tre muaj me plagët që i shkaktoi dera e banesës që ra pas tritolit që shpërtheu në apartamentit e fqinjeve të tij, motrave Nikolli, por nuk ia doli.
29-vjeçari ndërroi jetë në spitalin ku po kurohej që prej 14 korrikut, por nuk mundi t’i mbijetojë frakturave dhe plagëve të marra.
Tritoli shpërtheu në shtëpinë ku jetonin me qira Alda dhe Xhovana Nikolli, ngjarje për të cilën ato akuzuan Altin Dumanin. Megjithatë, ende sot nuk është zbardhur ngjarja dhe nuk janë identifikuar autorët.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dy raste në Pogradec e Elbasan në pak ditë
Tritoli, modeli i ri i krimit shqiptar për të mbyllur “gojën”?!
Motivet e ngjarjeve që tronditën vendin