MENU
klinika

Vakanca në Kuvend pas dënimit të Salianjit

Kur do të mblidhet KQZ-ja dhe kujt pritet ti kalojë mandati

04.10.2024 - 13:00

Dy ditë më parë Kuvendi njoftoi vakancën në KQZ në lidhje me mandatin e Ervin Salinjit, pas dënimit të tij me një vit burg nga Gjykata e Apelit. Gazetari Ergys Gjençaj raporton se të martën pritet mbledhje për kalimin e mandatit të Salianjit.

Mandati i kalon kandidatit pasues në listën shumëemërore, të dorëzuar nga Partia Demokratike në zgjedhjet e kaluara. Në bazë të listës, mandati pritet t’i kalojë Andrea Manos, i cili duhet të dorëzojë në KQZ formularin e vetëdeklarimit.