MENU
klinika

Zonat më të prekura

Shqipëria përfshihet nga rrebeshet e shiut, probleme me prezencën e ujit në disa qytete

04.10.2024 - 13:19

Moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi ere ka përfshirë vendin tonë prej mëngjesit e të kësaj të premte.

Për rrjedhojë, në shumë qytete uji ka vërshuar nëpër rrugë duke sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Situata më e vështirë është krijuar në qytetin e Lezhës, ku uji ka mbuluar rrugët dhe trotuaret dhe ka bllokuar hyrjet e pallateve.

Nga moti i keq me reshje me intensitet të lartë është përfshirë edhe Tirana, por fatmirësisht deri më tani nuk raportohen probleme.