MENU
klinika

Uji merr me vete tavolinat dhe çadrat e lokalit

Vlora në kolaps total, shiu përmbyt rrugët kryesore

04.10.2024 - 17:40

Situata më e keqe nga moti i keq është në Vlorë.

Ky qark është përfshirë pasditen e sotme nga reshje të dendura shiu të cilat kanë përmbytur të gjithë qytetin. Madje në një lagje uji merr para tavolinat. Raportohet për përmbytje të bizneseve si dhe uji po hyn dhe në disa shtëpi.

ProfitSence Logo

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytjet e disa akseve dhe kryqëzimeve në qytetin e Vlorës. Rruga “Hasan Kushta” rruga “Gjergj Araniti” aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit “Ismail Qemali”janë përmbytur nga ujërat e shumtë ndërsa kanë sjellë probleme në lëvizjen e mjeteve.

Reshjet po bien me intensitet të lartë,ndaj dhe prurjet e ujit janë të shumta. Rruga lidhese e e autostradës Vlorë-Fier me Transballkaniken është përmbytur nga uji. Më herët bashkia e Vlorës me një njoftim paralajmëroi qytetarët që të mos parkonin mjetet në segmentet problematike të qytetit, referuar përmbytjeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!