MENU
klinika

“Dorë e hekurt” me lojtarët

Lista e gjobave te Dortmundi

04.10.2024 - 20:20

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar një listë të dënimeve të vendosura ndaj Borusia Dortmundit, nëse lojtarët shkelin një sërë rregullash bazë që lidhen me sjelljen e mirë të klubit dhe vetë ekipit.

Në fakt, është diçka që tashmë është realizuar në të kaluarën kur ish-trajneri JUrgen Klop. Ardhja me vonesë në stërvitje kushton 100 euro gjobë. Po të njëjtën shifër vlen edhe për përdorimin e celularit kur jeni në tryezën e ngrënies, sikurse nëse veshja nuk përputhet me kodin e vendosur.

Dënimet më të rënda janë mungesa e peshimit zyrtar, që do të jetë 250 euro gjobë, 500 euro do të gjobitet mosnënshkrimini i fanellave. Gjoba më e lartë do të jetë 2000 euro dhe lidhet me mosnënshkrimin e pankartave.