MENU
klinika

"Po sikur të më zëvëndësoj…"

“Borëbardha”, rrëfen frikën ndaj inteligjencës artificiale

05.10.2024 - 14:20

Rachel Zegler, ka shprehur shqetësimin e saj rreth inteligjencës artificiale e cila ka avancuar shumë vitet e fundit.

Aktorja, e cila do të luajë në versionin e ardhshëm live-action të “Borëbardha”, foli rreth një frike lidhur me “AI” kur ajo ishte 18 vjeç.

Siç thotë ajo në një intervistë të re për Variety, ky mendim i ka shkaktuar irritim të madh.

“Kisha shumë frikë se do të zëvendësohesha nga një version i inteligjencës artificiale të vetes sime kur të isha 18 vjeç dhe më pas nuk do të mund të punoja më në xhirime,” tha Zegler.

Më pas shtoi: “Çfarë do t’i ndalojë ata ta përdorin atë për pjesën tjetër të jetës sime?”

Rachel Zegler është zgjedhur nga producentët e Disney për të luajtur Borëbardhën në xhirimin e ri live-action të filmit klasik të animuar “Borëbardha dhe 7 xhuxhët”.

21-vjeçarja mund të jetë ylli i filmit të ri, megjithatë, siç ka treguar, ajo nuk i ka pasur marrëdhëniet mirë me princeshën që luan.

Në një intervistë të fundit për “Entertainment Weekly,” Zegler foli për fobinë që kishte me historinë e Borëbardhës. Ndër ato që përmendi, aktorja kujtoi aventurat e frikshme të Borëbardhës që e bënë të mos dëshironte ta shihte më historinë e princeshës së njohur prej vitesh.