MENU
klinika

Situatë e rënduar, rrugët ende të përmbytura

Digjet një nga pompat e hidrovorit të Vlorës, mbetjet pushtojnë kanalet!

05.10.2024 - 19:20

Tek hidrovori i qytetit të Vlorës ka shpërthyer një nga pompat.

Incidenti ndodhi sapo grupi i xhirimit të Top Channel ka shkuar për ta parë më afër situatën, ku mbetjet pushtojnë kanalet dhe katër pompat e hidrovorit kanë qenë në funksion gjatë gjithë natës.

Pas shpërthimit, është krijuar flakë, duke krijuar situatë të rënduar, dhe si pasojë u fikën të katërta pomat e hidrovorit.

Deri sa të riparohet, uji do të jetë prezent dhe rrugët do të vazhdojnë të jenë të përmbytura në qytet.

Aktualisht zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, për të shuar flakët e një prej pompave të hidrovorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si paraqitet situata

Vlora, zgjohet nën ujë!


Presidenti turk do të pritet nga Rama!

Erdogan viziton Tiranën! Zbardhen detajet

“Deputetët morën benefite nga Basha, po i shfrytëzojnë me Berishën’’

Qafoku: Secili në PD lufton për postin personal

"Bojkot nga drejtësia dhe shoqëria civile!"

BIRN: Vetmia e komisionit “Xhafaj”