07.10.2024 - 10:00
Për studentët në të gjithë vendin sot nis viti i ri akademik.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e auditorëve, teksa ka dhe një urim për studentët.
“Suksese mbi 20 mijë studentëve të cilët ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit dhe atyre që tashmë e kanë nisur këtë rrugëtim drejt dijes dhe formimit të së ardhmes së tyre, si dhe trupës së pedagogëve në këtë vit të ri akademik”, shkruan ajo në Facebook.