MENU
klinika

Nis grumbullimi i militantëve

‘Po ju vëzhgojnë’ Policë të vendosur dhe në tarracën e kryeministrisë

07.10.2024 - 18:31

Forca policie dhe punonjës të Gardës janë mobilizuar për mbarëvajtjen e protestës së opozitës.

Siç shihet edhe në këto pamje, mbi godinën e kryeministrisë janë pozicionuar disa punonjës, të cilët monitorojnë me dylbi protestuesit.

Më herët u raportua se policia ka marrë në mbrotje disa institucione. Përveç kryeministrisë policia është dislokuar edhe në godinën e Kuvendit, ministrisë së Brendshme, por edhe bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se mbi 1500 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.

Po ashtu edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha në gatishmëri për të kryer detyrën në ruajtjen e institucioneve. Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Aktet e sotme janë asgjë me atë që e pret mazhorancën”

Këlliçi: Protesta do të përshkallëzohet deri te PE dhe KE

U bllokua në trafik për shkak të mosbindjes civile

Gruaja sjell në jetë foshnjën në makinë

Mbyllet pas tre orësh tubimi i demokratëve

Protesta e parë e opozitës në zbatim të mosbindjes civile!

"Policia përdor bomba tymuese për të shpërndarë…"

Media italiane ‘shuplakë’ Rilindjes: Godinat qeveritare në flakë

Protesta e opozitës në Tiranë

VOA: Molotovë ndaj godinave qeveritare