Teksa po ecnin në zonën tek piazza pasi lanë pas bashkinë, protestuesit kanë thyer disa xhama të reklamave në trotuare.
Sakaq, ata kanë djegur një tjetër kazan plehrash tek e njëjta zonë.
Nuk dihet pika e radhës e ndalës së protestuesve, por mendohet se do të shkojnë tek parlamenti, atje ku janë disa protestues tashmë.
Teksa shkonin drejt Bashkisë së Tiranës për të protestuar, por edhe duke e sulmuar me sende të forta dhe lëndë djegëse, atë dhe institucionet e tjera afër, si Ministria e Infrastrukturës dhe e Brendshmja, protestuesit “gjetën kohën” të merreshin edhe me gardhin metalik rrethues të Bashkisë.
Të grupuar rreth gardhit betono-metalik, ata u përpoqën ta shkulnin dhe rrëzonin, duke harxhuar fuqitë për shkatërrim.
Dhe pasi ia arritën qëllimit, vijuan rrugën më tej për “misionin” e radhës.