MENU
klinika

"Regjimi e mori mesazhin, duam qeveri teknike"

Molotov dhe gaz lotsjellës/ Noka paralajmëron: Kjo ishte protesta e parë e mosbindjes civile!

07.10.2024 - 21:40

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur për mediat pas mbylljes së protestës së mbajtur sot në Tiranë, e cila nisi nga Kryeministria me molotov dhe gazlotsjellës, e u mbyll në selinë e PD-së.

Noka paralajmëroi se kjo nuk do të jetë protesta e vetme e mosbindjes civile, por do të ketë edhe të tjera, ku mesazhi ashtu si edhe sot, do të jetë krijimi i qeverisë teknike.

“I dhanë një leksion, që ne do jemi këtu dhe do vazhdojmë mosbindjen civile deri sa kërkesat e qytetarëve të plotësohen. Të formohet qeveria teknike. Sot startuan nga parlamenti në rrugë për çdo hap tjetër do ju njoftojmë”, tha Noka.

Ndër të tjera, Noka tha se nuk ndalohet as me gaz e as me dhunë revolta e qytetarëve, dhe se kjo e sotmja ishte revoltë dhe jo protestë.

Noka: Ishte dita e pare që mosbindja civile zbriti ne Tiranë, regjimin i narkos i tërbuar sot mori një mesazh. Mesazhi ishte, jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtetet nuk do te këtë paqe. Sot e kuptuan që beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz e dhunë.

I dhanë një leksion, që ne do jemi këtu dhe do vazhdojmë mosbindjen civile deri sa kërkesat e qytetarëve të plotësohen. Të formohet qeveria teknike. Sot startuan nga parlamenti në rrugë për çdo hap tjetër do ju njoftojmë. Do jemi në mosbindje civile. Sot janë duke u dridhur, janë të tërbuar sepse forca e qytetarëve i ka kallur datën.

Mobiliim me mijëra forca policore kanë rrethuar bunkerin e Surrelit. Nuk ndalohet as me gaz e as me dhunë revolta e qytetarëve. Kjo është revolt, jo protestë, është hap i parë i mosbindjes civile. Faleminderit qytetarëve që iu bashkuan thirrjes sonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protesta e opozitës në Tiranë

VOA: Molotovë ndaj godinave qeveritare


“Asnjë tubues nuk është lënduar, 3 efektivë ende në spital”

Ministri i Brendshëm: Protesta ishte e dhunshme! Reagimi i Policisë, në standardet europiane

“Aktet e sotme janë asgjë me atë që e pret mazhorancën”

Këlliçi: Protesta do të përshkallëzohet deri te PE dhe KE

U bllokua në trafik për shkak të mosbindjes civile

Gruaja sjell në jetë foshnjën në makinë

Mbyllet pas tre orësh tubimi i demokratëve

Protesta e parë e opozitës në zbatim të mosbindjes civile!