Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka folur nga spitali ku po marrin trajtim efektivët e lënduar në protestën e opozitës. Ai u shpreh se nga 10 policë të lënduar 3 ndodhen ende në spital, ndërsa ritheksoi se asnjë protestues nuk është dëmtuar.
“Punonjësit e policisë kanë dëmtime të lehta. Disa prej tyre kanë lënë spitalin, tre janë nën observimin e mjekëve. Menaxhimi i tubimit ka qenë në përputhje me ligjin.
Asnjë nga tubuesit nuk është lënduar. 10 punonjës janë lënduar”, tha Hoxha.
Ndër të tjera ai tha se reagimi i Policisë së Shtetit ka qenë në nivelet e policisë europiane.
“Policia e Shtetit do t jetë në krye të detyrës për të përballuar çdo protestë. Protesta ishte e dhunshme dhe në rast kur punonjësit e policisë përfshihen në flakë, kur hidhet molotov ndaj policia, do të ketë reagim
Nuk thashë do të kemi reagim më të ashpër. Policia e shtetit sot ishte në standardet e një policie europiane, megjithëse ishte protestë e dhunshme”, tha Hoxha.