MENU
klinika

“Përmbytja e Vlorës, si Bosnja e Dubai”

Rama e pranon: Infrastruktura nuk është në gjendje të përballojë motit ekstrem

08.10.2024 - 12:00

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në detyrë pas një periudhe rehabilitimi pas ndërhyrjes kirurgjikale. Sot, ai ka vijuar axhendën e tij me një takim me kryetarët e bashkive në kryeministri. Gjatë fjalës së tij, Rama diskutoi për situatën e përmbytjeve në qytetin e Vlorës, duke e përshkruar atë si një problem të rëndësishëm që kërkon vëmendje të veçantë.

Ai e krahasoi situatën në Vlorë me kushtet e vështira atmosferike që po përjetojnë disa vende në Evropë, si Austria dhe Bosnja, duke theksuar se përmbytjet atje janë rezultat i një kombinimi faktorësh të natyrshëm dhe organizimit të dobët. Gjithashtu, ai e vuri në dukje se edhe në vende si Dubai, ku infrastruktura është e zhvilluar, shpesh ndodhin probleme të ngjashme kur përballen me mot të keq. Rama theksoi se analizat tendencioze që kanë shoqëruar përmbytjet në Vlorë duhet të kuptohen në kontekstin e këtyre situatave të jashtëzakonshme.

Ai nënvizoi se, pavarësisht përpjekjeve për të menaxhuar situatat emergjente, infrastruktura shpesh nuk është në gjendje të përballojë intensitetin e motit ekstrem, duke kërkuar një qasje më të integruar dhe efektive për të përmirësuar sistemin e mbrojtjes dhe menaxhimit të emergjencave.

“Janë 4 pika me një rëndësi shumë të veçantë dhe do ta filloj nga emergjencat sepse tanimë është fakt që në periudhën e vjeshtës, dimrit, pranverës ka përmbytje dhe natyra e këtyre porblemeve ndryshon çdo vit. E kemi parë të gjithë çfarë ndodhi në Austri dhe pamë se çfarë ndodhi në ditët kur këtu u përmbyt Vlora, në Bosnje ku humbën jetën shumë persona. Ka një shpjegim shumë të thjeshtë përtej të gjithë analizave tendencioze dhe popullore që u bëhen përmbytjeve që ka ndryshuar formacioni i rreshjeve. Para disa kohësh u bë spketakolare përmbytja në Dubai, ku në harkun e 18 orëve ra një sasi rreshjesh e barabartë me 4 muaj rresht shi në Londër. Në këto situata nuk ka infrastrukturë që të mund të absorbojë goditjen e parë, por ajo që ne nuk mund ta neglizhojmë është dobësia që shfaqet në reagimin tonë në nivelin vendor, qoftë për zjarret apo për përmbytjet. Duke e marrë tek përmbytjet, është e domosdoshme që të ketë një fokus të veçantë tek organizimi i strukturës, aftësimi dhe stërvitja e gjithë strukturës që duhet të jetë aty gati për të dalë në terren në momentin e parë.

Se kur është faza e goditjes nuk ka çfarë bën askush dhe është e domosdoshme që pjesë e këtij dialogu që u prezantua të jetë e përfshirë edhe efikasiteti i koordinimit me ndërveprimin me strukturat e qeverisjes qëndrore. Në sferëne emergjencave civile Itali është ekselente, e keni parë edhe vetë çfarë ka ndodhur edhe atje. Arsyeja pse e sjellë rastine Italisë është sepse ka një rrjet perosnash të gatshëm , që nuk janë persona të punësuar në institucione, por janë rezervistë në të gjithë territorin dhe kjo kërkon vëmendje shumë të posaçme. E para të gjitha prefekturat bëjnë një deklarim forcash dhe ajo që ndodh, psh në Korçë dhe Shkodrës. Prefektura e Korçës ka deklaruar 1491 forca dhe ka aktivizuar vetëm 342 forca dhe ka kërkuar mbështetje nga FA, pa arritur të aktivizojë 70% të forcave aktive. Prefektura e Shkodrës është me angazhimet më të larta të kapaciteteve vendore dhe ka përdorur më shumë kapacitete nga ato të deklaruar dhe mbështetjen nga FA, e ka kërkuar vetëm në pak raste specifike. Ajo që ështëshumë domethenëse është që rezultati në Korçë , pavarësisht shpenzimit të madh të energjive, rezultatet kanë qenë më të dobëta se në Shkodër. Që do të thotë kjo është e mundur, kërkon vetëm një trajnim dhe stërvitje për këtë punë,” –tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si paraqitet situata

Vlora, zgjohet nën ujë!