Për ditën e nesërme, sinoptikanët kanë paralajmëruar një rritje të ndjeshme të temperaturave, kryesisht në vlerat ekstremale të ulëta. Nëse sot, termometri shënoi disa gradën nën 0, nesër pritet që temperatura minimale mos ta kalojë -1 °C, sipas IGJEUM.
Gjithashtu, nesër priten reshje në të 12-të qarqet e vendit.
RESHJET
Sot pasdite (e martë dt.08) nuk priten reshje. Nesër (e mërkurë dt.09) priten reshje mesatare, deri lokalisht intensive në disa qarqe.
Ato do të jenë në formë dëbore në gjysmën Lindore të vendit dhe në terrenet malore. Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë fillimisht në formë dëbore, por më pas priten edhe reshje shiu (ose shi i përzier me dëborë).
TEMPERATURAT
Ato do të pësojnë një rritje të ndjeshme, sidomos në vlerat minimale (me deri 5 gradë rritje).
Më konkretisht, nesër (e mërkurë dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 0 / 8 °C
në vendet e ulëta: – 1 / 6 °C
në vendet malore: – 8 / – 1 °C
ERA
Sot pasdite (e martë dt.08) pritet të fryjë e lehtë, ndërsa nesër (e mërkurë dt.09) ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.