MENU
klinika

Sapo mori detyrën

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit firmos ndryshimet në radhët e uniformave blu

09.10.2024 - 12:00

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda firmos ndryshimin e ri në radhët e uniformave blu.

Dhimitraq Ziu deri më tani Drejtor i Qarkut të Dibrës emërohet drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ziu më parë ka qenë zëvendësdrejtor i Qarkut Tiranë në kohën kur kjo drejtori drejtohej nga Ardi Veliu.

Ndërkohë gara për 12 drejtorët e qarqeve pritet të firmoset nga Proda pas miratimit të rregullores në zbatim të ligjit të ri.

Rregullorja për drejtuesit e 12 qarqeve propozohet nga ministri dhe miratohet nga qeveria.

“Nga Gjykata presim pezullimin e dënimit me burg”

Avokati i Salianjit tregon gjendjen e deputetit

Kush do ta drejtojë xhaminë më të madhe në Ballkan

Hapet “Namazgjaja”, inaugurohet nga Rama dhe Erdogan!