MENU
klinika

Ideja e çmendur e Silvinjos

Arlind Ajeti mund të nevojitet në mesfushë kundër Çekisë

09.10.2024 - 18:20

Ideja e çmendur e Silvinjos për Arlind Ajetin. Duke qenë se çekët janë të fortë në luftën në ajër, trajneri po mundohet të gjejë alternativa dhe të ketë një plan të qartë për transfertën në Çeki, ku të fortifikohen mirë pikat më të forta të kundërshtarit.

Përveç dy mbrojtësve të qendrës, Kumbullës dhe Ismajlit, të cilët janë të fortë në duelet me kokë, këtu mund të hyjë në skenë edhe Arlind Ajeti, nëse do të jetë e nevojshme. Mbrojtësi i qendrës do të jetë si “Plan B” në mesfushë, por jo si titullar, të paktën deri tani. Nëse Kombëtarja shqiptare do të jetë në një rezultat pozitiv në pjesën e dytë gjatë ndeshjes në Çeki, Silvinjo po mendon që të aktivizojë Ajetin si mesfushor për disa minuta, duke i shtuar centimetra këtij reparti.

Duket një zgjidhje e menduar mirë nga trajneri i cili po “kuron” këtë ndeshje në detaje. Një situatë e njëjtë ishte edhe me Gjasulën, i cili përdorej herë pas here nga Silvinjo për luftën në ajër. Ndërkohë Ajeti është një futbollist me eksperiencë në Kombëtare, pasi luajti titullar në të tria ndeshjet që Shqipëria luajti në Europian. Po ashtu ai ka qenë pjesë e Europianit të vitit 2016- s dhe aktualisht luan në Superligën turke me ekipin e Bodrumsporit, si titullar i padiskutueshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN