MENU
klinika

“Isha student i mirë dhe merresha me…“

‘Foto me Enver Hoxhën’/ Fatmir Xhafaj zbulon arsyen pse e përzgjodhën

10.10.2024 - 09:27

Nëpër rrjetet sociale dhe në internet qarkullon një foto e vjetër e Fatmir Xhafaj kur ka qenë i ri me ish-diktatorin Enver Hoxha. Kjo foto daton në vitin 1981.

Në një intervistë për emisionin Opinion me gazetarin Blendi Fevziu, deputeti i PS u pyet edhe për realizimin e kësaj fotoje. Xhafaj ka sqaruar situatën se si ndodhi që u përfshi në foto me Enver Hoxhën.

“Kam qenë student, ka qenë viti ‘81, 2 vite përpara për shkak të ngjarjeve në Kosovë vinin studentë kosovarë dhe sillnin buqetë me lule. Në ‘81 ndodhën ngjarjen dhe nuk erdhën dot studentët kosovarë, por sollën buqetën me lule. Një ditë përpara na thanë që nesër atje. M’u duk një gjë e çuditshme. Më zgjodhën sepse unë isha student te Juridiku, isha student i mirë, aktivist shoqërie, merresha me rininë në atë kohë. Unë kam qenë 20 vjeç djalë. Vlorën dhe Tiranën kisha parë. Kaq dija”, deklaroi Fatmir Xhafaj.