MENU
klinika

Nën masa të rrepta sigurie

Presidenti Erdogan mbërrin në Rinas

10.10.2024 - 11:08

Presidenti turk , Recep Tayipp Erdogan sapo ka mbërritur në Shqipëri, ku do të niset nga aeroporti “Nënë tereza” drejt Presidencës për një takim me presidentin, Bajram Begaj. Presidenti turk do të pritet nga ministri Igli Hasani, i cili ka mbërritur paraprakisht në aeroport.

Në kuadër të masave të marra nga Policia e Tiranës, nga ora 10:00 deri në 11:30 do të bllokohet aksi i vjetër Kashar-Rinas për shkak se do të bëhet lëvizja e delegacionit nga aeroporti drejt presidencës.Erdogan pritet të takohet në orën 11:30 me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, për të diskutuar mbi çështje bilaterale.

Pas përfundimit të takimit mes dy krerëve të shteteve, do të mbahet Mbledhja e Këshillit të Bashkërendimit të Nivelit të Lartë. Në këtë mbledhje, liderët do të shqyrtojnë projekte të përbashkëta dhe do të diskutojnë strategjitë për të forcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme si ekonomia, siguria dhe kultura.

Pas mbledhjes, do të ketë një ceremoni për firmosjen e marrëveshjeve të reja që synojnë të intensifikojnë bashkëpunimin midis Turqisë dhe Shqipërisë. Në përfundim të takimeve, Erdogan dhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të japin një deklaratë për mediat.

Zonja e parë e Turqisë tregon fokusin e bisedimeve

Linda Rama priti në takim Emine Erdogan

“Ja ku ndahemi për konfliktin Izrael-Gaza”

Rama ia thotë në sy Ergodanit: Duam Palestinën shtet!

“Nuk sulmojmë askënd, por jemi të paprekshëm“

“Pajisemi me dronë kamikazë!”- Rama zbulon dhuratën e Erdogan