MENU
klinika

Ndryshim axhende

Stërvitja e fundit e Kombëtares do të bëhet në Tiranë

10.10.2024 - 15:20

Ndryshim në axhendën e Kombëtares shqiptare për ndeshjen në Pragë kundër Çekisë.

Zakonisht stërvitja e fundit zyrtare është kryer në stadiumin ku luhet ndeshja, por gazeta mëson se Kombëtarja shqiptare, për arsye logjistike, do ta kryejë seancën e fundit në Tiranë. Paraditen e sotme, kuqezinjtë do të përfundojnë këtë seancë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe më pas do të udhëtojnë drejt Pragës.

Për UEFA-n diçka e tillë nuk është problem, pasi gjithmonë ka qenë si opsion mundësia për t’i bërë të ndara dy aktivitetet dhe gjithçka varet se si vendoset. Ndërkohë, me të mbërritur trajneri dhe kapiteni i skuadrës do të dalin në konferencën për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke nisur nga ora 18:30.