10.10.2024 - 18:00
Kombëtarja shqiptare zhvilloi paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së ditës së premte ndaj Çekisë. Duel ky që do të luhet ditën e nesërme në “Epet Arena” në orën 20:45.
Një duel shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët kërkojnë fitoren për të tentuar vendin e parë në grupin B1. Pozicion ky që mbahet nga Gjeorgjia. Para kësaj përballjeje Marash Kumbulla ka paralajmëruar çekët, ku ka theksuar se ekipi është gati.
“Javë intensive duke punuar shumë mirë, jemi gati për të përballuar sfidat e radhës! Forca Shqipëria ????????”, shkruan Kumbulla.