09.01.2019 - 08:47
Dëbora e rënë në pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë edhe zonat e ulëta ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.
Dëbora ka mbuluar qytetin e Gjirokastrës dhe të Korçës, ndërsa reshjet vijojnë intesivisht që nga mbrëmë.
Në qytetin e Gjirokastrës trashësia e borës shkon në rreth 15 cm.
Qarkullimi i automjeteve në qytet është pothuajse i bllokuar, ndërsa situata paraqitet e vështirë në të gjithë qarkun, sidomos në zonat malore ku gjendja paraqitej e vështirë edhe ditët e kaluara.
Sakaq, e njëjta situatë paraqitet edhe në rrugët inerurbane të Korçës. Në aksin Korçë-Pogradec situata paraqitet më e vështirë.