MENU
klinika

“Luftë kontrabandës së naftës”

Lapaj shpalos programin: Kredi pa kolateral për çiftet e reja

11.10.2024 - 13:40

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, i ftuar në një studio televizive, shpalosi disa pika të programit që pritet të shpaloset gjatë javës së ardhshme.

Ai u zotua për luftimin e evazionit në hidrokarbure që sipas Lapajt do t’i sjellë shtetit të ardhura. Lapaj foli për rimbursim për kg të produkteve bujqësore.

Gjithashtu ai tha se ka një program që çiftet e reja të marrin kredi me interes 1 për qind dhe pa kolateral.

“Programi ynë del brenda javës tjetër. Ne do të vijmë me propozim në çdo fushë, rikonceptim total i gjithë skemave në bujqësi, rrëzim total i skemave aktuale, duke e çuar subvencionin te pagesa për kg. Për çdo kg që ti më shet për faturë, unë si shtet të rimbursoj vlerën përkatëse. Nëse koston e ke 30 lekë për kg, të subvencionoj 150 lekë për domate, shteti fiton sepse produktin e gjurmon, duke marrë tatimin mbi fitimin, etj. E njëjta gjë për peshkimin, bletarinë dhe blegtorinë, subvencionohet prodhimi. Në lidhje me familjen, kemi një program të detajuar. Pika e parë quhet ‘Shtëpia ime, atdheu im’. Për të gjitha çiftet e reja që martohen, dhe kanë një nivel të ardhurash deri në një nivel të caktuar, do hapim një program kredie me interes 1 për qind. Për sipërfaqe deri në 80 metra katror s’do t’u duhet të vendosin kolateral për asgjë, garant del shteti. Nëse prona nuk shlyhet, prona i kalon shtetit. Për fëmijët, nga dita e parë deri në 18 vjeç, shteti do të emetojë një numër unik, i cili do të shoqërohet me një kartë bankare, ku do të jenë të listuara një listë ushqimesh, dhe shteti do të karikojë kartën çdo muaj me 30 euro në muaj. Kemi vetëm në sistemin e hidrokarbureve të deklaruara 650 mijë ton naftë të konsumuar në vit, ndërsa Kosova ka 700 mijë ton. Ne kemi 800 mijë makina, Kosova ka 400 mijë. Në Shqipëri duhet të konsumoheshin minimalisht 1,2 milionë ton naftë në vit. Na mungon 450-550 mijë ton naftë në vit, e padeklaruar, kontrabandë, sikur vetëm ngarkesa fiskale 1 dollarë për litër të llogaritet, janë deri në 550 milionë dollarë. Me këto para mund të rritej rroga e 23 mijë arsimtarëve me 700 euro menjëherë”.

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!