MENU
klinika

"Shikojmë pengesa politike! E vështirë për t’i kaluar"

Kryeministri i hungarez: Shqipëria duhet të ishte pjesë e BE

11.10.2024 - 15:12

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, në një konferencë me homologun Edi Rama u shpreh se Shqipëria duhet të ishte pjesë e BE.

Kreu i qeverisë hungareze theksoi se “po shikojmë pengesa politike dhe është e vështirë për ti kaluar këto probleme”.

“Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE dhe duhet të ishte pjesë edhe tani, por po shikojmë pengesa politike dhe është e vështirë për ti kaluar këto probleme.

Por kemi pasur sukses pasi javën e ardhshme në Luksemburg do të kemi konferencën ndërmjet BE dhe Shqipërisë ku do të hapet grupkapitulli i parë. Përgëzoj Ramën dhe Shqipërinë, jam i gëzuar që vjen në një moment kur Hungaria ka presidencën e BE”, tha Viktor Orban.

Fjala e plotë e Viktor Orban:

Zonja dhe zotërinj si zakonisht edhe këtë herë unë kam patur mundësinë të kisha një diskutim të shkëlqyer me kryeministrin e Shqipërisë dhe është vërtet kënaqësi që e kemi patur këtu për vizitë së bashku me delegacionin e tij. Kjo është edhe një mundësi shumë e mirë për të gjithë ne jo vetëm që të diskutonim situatën specifike, por në përgjithësi edhe të ardhmen e politikave europiane si dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.

Kemi patur në fakt biseda vërtet të thella dhe diskutime për të cilat i jam atij tërësisht mirënjohës. Është vërtet shumë kënaqësi gjithmonë kur kemi në fakt të ftuar që janë artist të politikës sepse na sjellin këndvështrime të reja dhe kjo gjë na ndihmojnë gjithnjë edhe në shkëmbimin e ideve. Pra patëm një privilegj të madh që i ftuari ynë nuk vjen me atë traditën e politikanëve hungarezë, pra nuk është jurist apo ekonomist siç është rasti me ne në Hungari, por me njohuritë e tij ne kemi diskutuar edhe politikën hungareze dhe është vërtet kënaqësi dhe dëshiroj ta falënderoj atë.

Tani kemi situatën e kundërt, unë nuk kërkova ndihmën e tij sepse tashmë ne kemi mundësinë që t’i kemi këtu miqtë tanë shqiptar, sepse vendet e Ballkanit Perëndimor kanë pritur 15 vite mesatarisht për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian, ndërsa Shqipëria ka pritur që prej vitit 2019 dhe unë në fakt kam folur për këtë gjë edhe kur isha në Strasburg sepse mendoj që kura më e mirë për të gjithë këtë situatë dhe e thashë këtë edhe në Strasburg është që Bashkimi Europian t’i mirëpresë vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen e vet sepse kështu do të qarkullojë më mirë gjaku tek ne, në familjen europiane.

Në fakt Shqipëria ka bërë një punë të mrekullueshme gjatë bisedimeve me BE-në në një proces që është bazuar tek merita, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe duhet të ishte pjesë edhe tani, por fatkeqësisht ne po shikojmë pengesa politike dhe është shumë e vështirë për t’i kaluar këto probleme, ndoshta edhe këtë lloj qasje. Megjithatë unë mund t’ju them që kemi patur sukses pasi javën e ardhshme në Luksemburg do të kemi në fakt konferencën ndërqeveritare ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë dhe do të hapet grup kapitulli i parë dhe për këtë dëshiroj të përgëzoj kryeministrin Rama dhe Shqipërinë dhe jemi shumë krenar që ky moment, vjen në këtë periudhë kur Hungaria ka edhe Presidencën e Këshillit të BE-së.

Ndoshta ju e mbani mend që herën e fundit që kemi patur diskutime të tilla ka qenë në fakt kur ne kemi qenë në Presidencë dhe Kroacia u bën vend anëtar i BE-së dhe që atëherë nuk ka patur anëtarësime të tjera ne BE, por ja që ne e kemi bërë të mundur këtë gjë sërish.

Zonja dhe zotërinj, Hungaria në frymën e një politike të përgjegjshme të fqinjësisë së mirë ka ndihmuar Bashkimin Europian duke ofruar edhe mbështetje financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pra ju nuk duhet të prisni për anëtarësimin që të përfitoni këtë gjë sepse ka një instrument tashmë nga i cili përfitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne gjithashtu kemi diskutuar edhe bashkëpunimin tonë dy palësh.

Kaq nga ana ime sa u përket çështjeve që kanë të bëjnë me Bashkimin Europian.

Në lidhje me marrëdhënien tonë dypalëshe Shqipëria është një vend jo vetëm miqësor, por edhe shumë i rëndësishëm për ne sepse luan një rol shumë të rëndësishëm në sektorë të ndryshëm dhe kjo është një gjë shumë e madhe. Ne e shikojmë këtë jo vetëm se duam që firmat hungareze të jenë të suksesshme, por ne duam më shumë sesa kaq. Ne duam që firmat hungareze, kompanitë hungareze të kenë sukses në Shqipëri dhe një reputacion të mirë dhe mund t’ju them që kompanitë tona, për shembull, po ecin shumë mirë edhe në tregun e telekomunikacionit. Kemi gjithashtu edhe një projekt shumë të madh me Shqipërinë. Shqipëria dhe Egjipti do të lidhen, pra Europa dhe Egjipti do të lidhen me anën e një rrjeti të telekomunikacionit.

Gjithashtu, ne kemi lidhur rreth 50 qytete me Wizz Air dhe OTP ka fituar edhe çmimin si banka më e mirë digjitale në Shqipëri. Kemi gjithashtu edhe faktin që edhe ujësjellësi i Budapestit luan tashmë një rol shumë të mirë edhe me homologun e vet në Tiranë dhe ramë dakord me kryeministrin që do të vijojmë bashkëpunimin tonë dypalësh dhe natyrisht jemi mëse të hapur që biznesmenët shqiptarë të bëhen pjesë e ekonomisë sonë dhe dëshirojmë ta rrisim rolin tonë në modernizimin e ekonomisë së Shqipërisë.

Ju jam shumë mirënjohës kryeministër dhe tashmë dëshiroj që fjalën t’ia kaloj kryeministrit të Shqipërisë, të nderuarit Edi Rama.

Myftiu i Tiranës zbulon se kush do marrë vendimet

Si funksionon Xhamia e Namazgjasë?

Marrëveshje për bujqësinë dhe administratën publike

Rama në Hungari: 350 milionë euro investime hungareze në Shqipëri

"Kemi pasur Mbretëreshën nga Hungaria!"

Rama batuta me Orban për “këpucët e mërzitshme”

Dy qarqet ku do të aplikohet votimi elektronik

Parlamentaret 2025/ Celibashi i dërgon letër partive politike!

“Sa më shumë kalojnë ditët, dhimbja duket se rritet”

Edlira Çepani prek me fjalët për Gert Bogdanin: Ti e fitove betejën tënde