Shqipëria kapitullon në Çeki, kuqezinjtë pësojnë golin e dytë në minutën e 63. Në aksion të ngjashëm me të parin. Këtë herë topi erdhi nga e djathta dhe Çori me kokë mposhti Strakoshën.
Skuadra e drejtuar nga Silvinjo e mbylli pjesën e parë në disavantazh. Goli i vetëm i 45 minutave të para u realizua në minutën e 3. Gabim i pafalshëm në prapavijën kuqezi! Një harkim nga e majta i Shulc gjeti Çorin në qendër ku ai provoi dy herë dhe në tentativën e dytë gjeti rrjetën e Strakoshës.
Në minutën e 18, Provod provoi me të majtën, por gjeti përgjigjen e Strakoshës. 2 minuta më vonë, Asani nisi një pasim të mirë për Dakun në zonë, por sulmuesi u ngatërrua dhe pa Vitik t’i hiqte topin nga këmbët.
Në minutën e 23, Bajrami nga e majta tentoi të gjente shtyllën e dytë, por topi shkoi jashtë portës së vendasve.

Në minutën e 35, pas një rivënie anësore, topi shkoi direkt në zonë të Vitik, i cili për fat nuk ia doi të devijonte drejt portës, por e çoi topin jashtë.
Një minutë më vonë, Laçi mori topin në gjysmëfushën kundërshtare, iu afrohet zonës por nuk gjuajti, duke preferuar t’ia pasonte Asllanit, i cili nuk ia do të devijonte topin.