MENU
klinika

"Manifestime politike për pushtet, gjithmonë i sjellin ca njerëz!"

Rama ironizon opozitën: Dy protesta ka pasur në Shqipëri

12.10.2024 - 11:40

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur protestat e opozitës “manifestime politike për interesa pushtetit”, duke ironizuar “gjithmonë i mbledhin ca njerëz”.

“Ka një traditë protestash në Shqipëri, e kemi bërë edhe ne kur ishim në opozitë, por nuk janë qytetare, janë organizime partie”, u shpreh Rama në podkastin “Flasim”.

Kreu i qeverisë theksoi se në vend ka pasur dy protesta, për armët kimike dhe ajo e studentëve.

“Një element i protestës së studentëve ishte se jashtë nxori menjëherë forcat politike, si trup i huaj”, deklaroi kryeministri.

Edi Rama: Dy protesta ka pasur në Shqipëri që kanë qenë protesta, sa kohë jam unë këtu, të tjerat nuk janë protesta, janë shfaqje manifestime politike, për interesa për pushtet, nuk janë qytetare.

Janë protesta partie, ka një traditë protestash në Shqipëri, e kemi bërë edhe ne kur ishim në opozitë, por nuk janë qytetare, janë organizime partie, mbledhin njerëz. Sipas sensit që njerëzit kanë të nuhatjes së tyre, jemi më afër jemi më larg të mundësisë së marrjes së pushtetit përmes fitores, vijnë më shumë, vijnë më pak dhe po gjithmonë i sjellin ca njerëz. Dy protesta mbaj mend unë, ajo e armëve kimike sapo kam filluar dhe protesta e studentëve.

Kishte ndjeshmëri të brendshme që i sillte njerëzit atje, kishte elektrizim që shtonte me minuta dhe jo me orë numrin e njerëzve të përfshirë dhe kishte sens qytetarëve, pavarësisht elementëve brenda.

Një element i protestës së studentëve ishte se jashtë nxori menjëherë forcat politike, si trup i huaj.