MENU
klinika

“Kriza e opozitës është vetë Saliu”

Ngjela: Sa të jetë ai në krye të PD, ky vend do qeveriset vetëm nga e majta

13.10.2024 - 13:20

Spartak Ngjela tha se kriza në PD është vetë Sali Berisha. Ngjela shtoi se përsa kohë Partinë Demokratike do ta drejtojë një politikan non grata në Amerikë, Shqipërinë do të vazhdojë ta drejtojë e majta.

“Protesta ishte shumë e dobët, nuk solli asgjë të re. Janë në krizë kjo është e dukshme, por Berisha nuk ka se si t’i nxjerrë nga kriza sepse nuk kupton esencën e asaj krize.

Kriza e PD është vetë Saliu. Sepse është non grata në Amerikë. Si mund të jetë kryetari i një partie demokratike në Shqipëri, vend pro-amerikan një person i cili është non grata në Amerikë.

Ky njeri nuk kupton apo është i ligë? Ai po bllokon të djathtë shqiptare me një pozicion anti-amerikan. Ndaj e majta do të vazhdojë të qëndrojë në pushtet vazhdimisht.

Sigurisht që Sali Berisha nuk tërhiqet sepse ka frikë nga procesi gjyqësor. Po procesi gjyqësor pse e zvarrit, pse nuk bëhet gjyqi dhe të shpallet fajësia ose pafajësia? Në këtë mënyrë shpëton edhe PD që është në krizë prej Berishës”, u shpreh Ngjela në Dritare TV.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Saliu nuk është më njeri i lirë, por nën akuzë!"

“Vepër banditeske”- Spartak Ngjela flet për sulmin mbi PD

Spartak Ngjela: PD nuk ia del dot me Veliajn

“Berisha-Meta e kanë me rrezikun që u vjen nga Uashingtoni”


“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!