MENU
klinika

Çfarë tregojnë sondazhet

Harris humbet pikë mes votuesve latinë dhe me ngjyrë

15.10.2024 - 17:53

Me vetëm pak javë të mbetura deri në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Kamala Harris po shton përpjekjet për të tërhequr votuesit me ngjyrë dhe latinë. Pavarësisht se ka një epërsi të qartë midis të dy grupeve, disa demokratë kanë paralajmëruar se ajo duhet të bëjë më shumë për t’i energjizuar këta votues që të dalin për të në nëntor. Një sondazh i bërë nga “New York Times” dhe “Siena” tregoi se Harris kishte 78% mbështetje midis votuesve me ngjyrë, krahasuar me rreth 90% mbështetje për demokratët në zgjedhjet e fundit, me meshkujt që përbëjnë pjesën më të madhe të kësaj rënieje.

Pra, çfarë mund të nxisë përfitimet e dukshme të Trump me këta votues?

Një cështje tjetër kryesore për shumicën e votuesve është edhe inflacioni dhe kostoja e jetesës, sipas New York Times. Një shumicë e konsiderueshme e të dy grupeve janë të pakënaqur me gjendjen aktuale të ekonomisë amerikane. Një ish-votues republikan i Navadës, Diogo Arancivia, u shpreh se “Ka shumë njerëz në komunitetin tim që po ndryshojnë. Shumë njerëz do të votojnë për Trump, vetëm për ekonominë.” Gjithashtu votuesit me ngjyrë dhe latinët kanë shprehur një shqetësim për imigracionin dhe trajtimin e kufirit SHBA-Meksikë nga administrata Biden.

“Unë jetoj kaq afër kufirit dhe kurrë më parë nuk kam parë një fatkeqësi si ajo që kemi parë nën Kamala dhe Biden,” tha Rolando Rodriguez, një mbështetës i Trump dhe dikur demokrat nga Teksasi.

Të hënën, ndërsa Trump u shoqërua me votuesit me ngjyrë dhe latinë në një ngjarje të bashkisë në Pensilvani, Harris rriti përpjekjet e saj duke lëshuar një listë me propozime politikash që fushata e saj e quajti një “agjendë mundësish për burrat me ngjyrë”.

Harris, këtë javë vendosi të takohet me sipërmarrës me ngjyrë dhe do të flasë me figura të njohura të medias, duke përfshirë prezantuesin e radios Charlamagne Tha God në një ngjarje në Detroit. Dhe kjo gjë sipas Harris pretendohet se do të arrijë pritshmërtitë e saj për të marrë votuesit me ngjyrë e gjithashtu latinët, por nga ana tjetëtr Trump ndihet i sigurtë që ka një numër votuesish latinë dhe me ngjyrë më të lartë se kandidatja demokrate.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Askush nuk do lihet në harresë"

Biden bën një tjetër premtim për amerikanët