MENU
klinika

Deklarata

Rama: Më shumë kam dëgjuar fjalën ‘master’ se gjelat e Surrelit

09.01.2019 - 11:28

Kryeministri Edi Rama në kuadër të një takimi mbi bashkëqeverisjen iu bëri thirrje qytetarëve që t’i drejtohen portalit “Shqipëria që duam” për çdo ankesë.

Teksa dëgjonte një ekonomist nga Vlora, i arsimuar jashtë vendit dhe me disa mastera, kreu i qeverisë nuk la pa thumbuar studentët që protestojnë.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se fjalën master e kishte dëgjuar shumë herë, madje deri në orën 3 të mëngjesit, ndërsa shtoi: ‘më shumë sesa gjelat e Surrelit’. mes të tjerash Rama tha se ata që duan përjashtim nga tarifa e masterit do të duhet të dalin me rezultate të mira.

“Meqë përmendët fjalën master, se e kam dëgjuar deri në 3 të mëngjesit. E kam dëgjuar shumë më tepër sesa të gjithë gjelat e Surrelit pak më vonë. Dua ta theksoj se ska asnjë mundësi dhe nuk është e drejtë që të ndërhyhet financiarisht me mbështetje nga taksa-paguesit për masterin. Ne kemi bërë një përjashtim nga tarifa e masterit për ata që janë me 9-10”, tha Rama.