MENU
klinika

Zhvendos aksionin në Strasburg

Opozita do të zhvillojnë protestë para Parlamentit Europian

16.10.2024 - 12:58

Opozita do ta zhvendosë aksionin e saj jashtë kufijve të Shqipërisë. Mësohet se 30 deputetë do të protestojnë para Parlamentit Europian në Strasburg.

Protesta, e cila ishte paralajmëruar nga opozita, është parashikuar të zhvillohet në datën 23 tetor, datë që përkon me zhvillimin e seancës plenare në PE.

Është e para herë në historinë e vendit, që deputetë të një force politike do të protestojnë përpara institucioneve të Parlamentit Europian.

Ka qenë Belind Këlliçi, i cili ditën e protestës deklaroi se do ta përshkallëzojnë aksionin para institucioneve ndërkombëtare.

“Protesta do të përshkallëzohet. Nuk është e thënë se do të bëhet vetëm në sheshe dhe rrugët e kryeqytetit, do ta zhvendosim te Kuvendi, para Parlamentit Europian, para Komisionit Europian. Do të zhvillohet aty ku ka partnerë që duhet të informohen për realitetin ku ndodhet Shqipëria. Shqipëria është kthyer në narko-shtet”, deklaroi Këlliçi më 7 tetor në një intervistë për emisionin Open në News24.