MENU
klinika

Arsyeja

Dy nga 16 emigrantët që erdhën sot në Shqipëri do kthehen në Itali

16.10.2024 - 19:20

Sot mbërritën në Shqipëri 16 emigrantet e parë në kampin e Gjadrit në Shëngjin, por pas verifikimeve që u vënë dy prej tyre do të kthehen në Itali.

Mësohet se arsyeja e kthimit të tyre në Itali është pasi ata janë minorenë.

Sipas marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe atij italian në kampet në Shqipëri do të mbahen vetëm emigrantët meshkuj, ndërsa gratë dhe minorenët do të procedohen në qendrat e refugjatëve në Itali.

Kujtojme qe anija italiane me grupin e parë të emigrantëve arriti në portin e Shëngjinit mëngjesin e së mërkurës, duke shënuar fillimin e zbatimit të një plani të diskutueshëm për të përpunuar mijëra kërkesa për strehim jashtë Italisë.

Qeveria italiane ka ngritur dy qendra pritëse në Shqipëri, marrëveshja e parë e këtij lloji, sipas të cilës një vend i Bashkimit Evropian i dërgon emigrantët në një vend që nuk është pjesë e bllokut, në përpjekje për të penguar emigracionin e paligjshëm.

Emigrantet iu nënshtruan menjëherë kontrolleve mjekësore, ndërsa u janë ofruar dhe veshje e ushqim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Anija ‘Libra’ ankorohet pranë portit të Shëngjinit

Arrijnë refugjatët e parë nga Italia në Shqipëri